Ismaili premton përmirësim të kushteve sistemin e shëndetësisë

Prishtinë | 25 Gus 2018 | 11:56 | Nga

Ministri i Shëndetësisë Uran Ismaili, përmes një postimi në facebook ka bërë të ditur se në Kirurgjinë Torokale është dorëzuar një thikë ultrasonografike, derisa ka premtuar se mjete të tilla të nevojshme shumë shpejt do të dorëzohen në klinikat tjera.

Postimi i plotë:

Në këtë javë, në Kirurgjinë Torokale dorëzuam një thikë ultrasonografike bipolare, në vlerë prej 30 mijë eurosh, e cila ka munguar prej vitesh aty.

Dje, kjo pajisje ka qenë vendimtare që 66-vjeçarit nga Prishtina, Bislim Iseni, t’i realizohet një operacion shumë i komplikuar në mushkëri, i cili zgjati 6 orë dhe u krye me sukses të plotë. Një operim i tillë deri më sot u ka kushtuar xhepit të qytetarëve dhe të shtetit, për trajtim jashtë vendit, deri në 30 mijë euro.

Përveç kursimit të buxhetit familjar dhe shtetëror, me këtë pajisje, siguria e pacientit dhe stafit të mjekëve ka qenë në nivel të lartë, është shkurtuar koha e operimit dhe është përgjysmuar koha e rehabilitimit të axhës Bislim, pasi që ai nuk ka pasur fare humbje të gjakut, dhe tani është në gjendje të mirë dhe i gatshëm për t’u lëshuar në shtëpi.

Në javën që vjen do t’i dorëzojmë edhe disa pajisje të tjera në klinikat tjera, që të shtojmë sigurinë në shërbimet mjekësore, duke i bërë ato sa më cilësore.

Image may contain: 1 person, sitting

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme