Ismaili: Projekti i Sistemit të Informimit Shëndetësor po has në shumë pengesa

Prishtinë | 04 Pri 2018 | 11:41 | Nga Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Ministri i Shëndetësisë, Uran Ismaili, ka raportuar sot para Komisionit Parlamentar për Shëndetësi, Punë dhe Mirëqenie Sociale.

Ai ka thënë se Sistemi i Informimit Shëndetësor (SISH) ka hasur në pengesa të mëdha tash e 7 vite.

“Na janë paraqitur shumë pengesa në projektin e SISH-it. Edhe rekomandimet e shumta që na janë dhënë në një projekt i cili ka zgjatur qe 7 vite, tregon se sa kompleks është ky projekt”, deklaroi Ismaili.

Ai bëri të ditur se kanë pranuar rekomandimet nga Auditori por tha se kanë nevojë për më shumë qartësi sa i përket këtij projekti.

“I kemi pranuar rekomandimet e dhëna nga Auditori por ende na nevojitet më shumë qartësi rreth këtij projekti”, ka thënë tutje Ismaili.

Është raportuar se nuk dihet sakt se ku kanë shkuar miliona euro për krijimin e SISH-it dhe se mungesa se një sistemi të tillë funksional pengon nisjen e zbatimit të Ligjit për sigurime shëndetësore.

Ministri Ismaili javën e kaluar është ftuar nga komisioni për të raportuar lidhur me këtë çështje. Në këtë mbledhje u theksua se Sistemi i Informimit Shëndetësor ka rol kyç në implementimin e sigurimeve shëndetësore dhe kjo sipas anëtarëve të komisionit, është bllokuar pasi që ministria e Shëndetësisë nuk ka ndarë buxhetin në bazë të planifikimit.

Të ngjashme