Ministri i Shëndetësis Uran Ismaili, përmes një shkrimi në rrjetin social Facebook, ka bërë të ditur takimin tij me përfaqësueset e shoqatave për mbrojtjen e të drejtave të viktimave të dhunës seksuale.
Ismaili tutje ka shtuar se sistemi i shëndetësis do të do të trajtojë me kujdes të veçantë të gjitha kërkesat e tyre të kësaj kategorie.
Shkrimi i tij i plotë
Është obligim i yni njerëzor dhe institucional që viktimat e dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë t’i marrim nën kujdes dhe t’u ofrojmë qasje në të gjitha shërbimet e nevojshme shëndetësore. Në takim me përfaqësueset e shoqatave për mbrojtjen e të drejtave të kësaj kategorie i sigurova se sistemi ynë shëndetësor do të trajtojë me kujdes të veçantë të gjitha kërkesat e tyre. Riintegrimi dhe rehabilitimi i plotë shoqëror i të gjithë të prekurve është borxh dhe detyrë e jona kombëtare.