Ismaili: Veteranët dhanë gjithçka për lirinë e Kosovës

Prishtinë | 30 Maj 2026 | 19:38 | Nga Ekonomia Online

Kandidati për deputet nga PDK-ja, Uran Ismaili ka treguar se sot është takuar me veteranët e UÇK-së në Kuçicë.

Përmes, një postimi në profilin e tij në rrjetin social Facebook, Ismaili ka shkruar se veteranët janë njerëzit  që kur Kosova kishte nevojë ishin të gatshëm të jepnin gjithçka.

Postimi i tij i plotë:

Takim me veteranët e UÇK-së në Kuçicë, me njerëzit që kur kishte nevojë ishin të gatshëm të jepnin gjithçka për lirinë e Kosovës dhe sot janë po aq të gatshëm që me punë e angazhim ta mbrojnë dinjitetin, historinë dhe të ardhmen e saj.

Respekt përjetë për çlirimtarët tanë!

Të ngjashme