Ismaili nënshkruan kontratën për furnizim me terapi për Sklerozën Multiple

Prishtinë | 24 Dhj 2019 | 16:04 | Nga Ekonomia Online

Ministri në detyrë i Shëndetësisë, Uran Ismajli ka bërë të ditur se ka nënshkruar kontratën e parë për furnizim me Interferon- Beta 1a, terapi kjo për të prekurit nga Skleroza Multiple.

Sipas tij, nga sot pacientët të cilët janë të prekur nga Skleroza Multiple, nuk do të kenë nevojë që ta blejnë por do ta marrin falas në institucionet shëndetësore.

Ismajli këtë e ka bërë të ditur përmes një statusi në profilin e tij në “Facebook”

Ky është postimi i plotë:

Kam nënshkruar kontratën e parë për furnizim me Interferon- Beta 1a, terapi për të prekurit nga Skleroza Multiple.

Meqenëse kjo terapi nuk ka qenë më herët pjesë e listës esenciale, shumë familje kosovare të prekura nga kjo sëmundje e rrallë janë varfëruar si pasojë e shpenzimeve të larta. Nga sot, ata nuk do të kenë nevojë që ta blejnë më atë por do ta marrin falas në institucionet tona shëndetësore. Për më tepër, edhe terapia e Ocrelizumab është në procedurë të blerjes. Shumë i lumtur me efektet e para të Listës së re të Barnave Esenciale. #BashkëeNdreqim

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme