Ismet Beqiri para Kuvendit të LDK-së: Presim që partia të dalë më e fortë, vendi i dytë dhe i tretë është fyerje

Prishtinë | 30 Kor 2026 | 18:33 | Nga Ekonomia Online

Anëtari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Ismet Beqiri, para nisjes së Kuvendit të Jashtëzakonshëm të LDK-së, ka thënë se pret që procesi të zhvillohet mirë dhe se nga ky kuvend partia të dalë më e fuqishme, raporton Ekonomia Online.

Beqiri ka theksuar se mbajtja e kuvendit është në përputhje me statutin e LDK-së, duke rikujtuar se është thirrur përmes nënshkrimeve të delegatëve.

“Fillimisht mendoj që kuvendi do të shkojë mirë. Me statut të LDK-së parashihen format sesi thirret kuvendi, kjo është një nga format, që është thirrur me nënshkrimet e 1/3, më shumë se 1/3”, tha Beqiri.

Ai ka deklaruar se qëllimi i këtij kuvendi është diskutimi për gjendjen aktuale në të cilën ndodhet partia, duke shprehur bindjen se LDK-ja duhet të synojë rezultate më të larta politike.

“Patjetër që ne presim që nga ky kuvend, LDK të dalë më e fortë dhe normalisht kuvendi është thirrur si mospajtim me atë gjendje që jemi”, u shpreh ai.

Sipas Beqirit, rezultatet e fundit zgjedhore nuk përkojnë me pritjet e LDK-së.

“Për LDK-në vendi i dytë dhe i tretë është fyerje dhe ne do të bëjmë çmos që ta ndryshojmë”, deklaroi Beqiri.

Të ngjashme