Ministria për Komunitete dhe Kthim e Kosovës ka njoftuar se në fshatin Dragoljevc të komunës së Istogut janë djegur materiale ndërtimi të të kthyerve serbë.
Siç thuhet në një njoftim për media të kësaj ministrie, “janë djegur dyert dhe materali ndërtimor në shtëpinë e Ranko Miljokoviqiy, si dhe atë të familjes së Blagoje Zuviqit, i cili sot është dashur të fillojë ndërtimin e shtëpisë, i është djegur materali ndërtimor”.