Istog, qytetari gris gjobën dhe sulmon policin

Prishtinë | 10 Mar 2025 | 09:06 | Nga Ekonomia Online

Një person është arrestuar në Istog pasi dyshohet se pasi i është shqiptuar gjobë, në shenjë revolte e ka grisur gjobën dhe e ka sulmuar policin, raporton Ekonomia Online.

Ai është liruar në procedurë të rregullt.

“SULM NDAJ PERSONIT ZYRTAR- Istog 09.03.2025-18:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti pas shqiptimit të gjobës për kundërvajtje, në shenje revolte ka grisur gjobën dhe ka sulmuar zyrtarin policor. Pas intervistimit, me vendim të prokurorit, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.”, thuhet në njoftim.

Të ngjashme