Istogu i bashkohet Deçanit, shpërfill grevën e SBAShK-ut

Istog | 22 Jan 2019 | 13:13 | Nga Ekonomia Online

Pas komunës se Deçanit edhe Istogu do t’i japë fund grevës së mësimdhënsëve.

Komuna e Istogut nga nesër do ta fillojë mësimin, këtë e ka bërë të ditur Komuna në ëeb faqën e saj.

Ky vendim ka ardhë pas një mbledhjë ku janë vendos interesat e nxënësve të parat dhe se të mos dëmtohet procesi mësimor në komunën e Istogut, thuhet në deklaratën e Komunës.

“Ky qëndrim unanim është arritur nga të pranishmit në mbledhje, marrë parasysh interesin e nxënësve në radhë të parë, gjithashtu kryetari Rugova apeloi që të mos politizohet ngritja e pagave nga ana e SBAShK-ut pasi është duke e dëmtuar procesin mësimor në komunën e Istogut”, thuhet në njoftim.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme