Isufaj pret në takim kryeprokurorin e Holandës, bisedojnë për thellim të bashkëpunimit

Prishtinë | 07 Mar 2018 | 14:01 | Nga

Kryesuesi i Këshillit Prokurorial të Kosovës, Blerim Isufaj, ka pritur në takim kryeprokurorin e Holandës për Çështje Ndërkombëtare, Albert Van Der Kerk.

Në fillim të takimit kryesuesi Isufaj ka njoftuar kryeprokurorin Van Der Kerk me strukturën dhe kompetencat e Këshillit Prokurorial, Prokurorit të Shtetit dhe tërë sistemit prokurorial të Kosovës.

Po ashtu, kryesuesi Isufaj ka njoftuar mysafirin edhe me punët dhe objektivat e sistemit prokurorial.

Gjatë këtij takimi është biseduar për bashkëpunimin juridik ndërkombëtar në mes të sistemit prokurorial të Kosovës dhe atij të Holandës, si dhe për mundësinë thellimit të këtij bashkëpunimit.

Kryesuesi Isufaj ka vlerësuar mbështetjen e vazhdueshme të Holandës për sistemin prokurorial të Kosovës, përmes projekteve që implementohen drejtpërdrejt nga ky vend apo edhe projekteve në kuadër të BE-së, ndërsa ka shprehur dëshirën dhe gatishmërinë për thellim të bashkëpunimit.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme