Anëtari i Komisionit Shtetëror për Shënjimin dhe Mirëmbajtjen e Kufirit Shtetëror, Florim Isufi, ka bërë me dije se ky komision ka evidentuar disa fakte që kontestojnë marrëveshjen aktuale të demarkacionit me Malin e Zi.
Në këtë intervistë dhënë për gazetën “Epoka e re”, ai nuk ka treguar se për çfarë faktesh bëhet fjalë, por ka shtuar se ato kërkojnë analizë të hollësishme dhe të mirëfilltë. Isufi ka theksuar se shumë shpejt ky komision do të dalë me raport rreth marrëveshjes për demarkacion me Malin e Zi.
Sa i përket deklaratës së Ambasadës së ShBA-së për punën e këtij komisioni, ai ka thënë se do ta analizojnë edhe këtë deklaratë. “Ne mirëpresim deklaratën e fundit të ambasadës mike dhe do ta analizojmë me kujdes të veçantë”, është shprehur Isufi.