Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Ahmet Isufi tha se duhet të vazhdohet puna e kuvendit të Kosovës me këtë seancë, si dhe të formohet komisioni shtetëror për krijimin e Tribunalit ndërkombëtar, raporton EkonomiaOnline.
“E konsideroj që duhet ta vazhdojmë me punë si parlament me pikat e caktuara që i kemi dhe me formimin e komisionit shtetëror”.
“Nëse jemi serioz në këtë punë mund ta iniciojmë pasi një e dhënë faktike para gjithë botës është se gjenocidi dhe krimi kanë ndodhë në Kosovë dhe është keq që mos të tentosh edhe pas 20 vitesh të krijosh një gjykatë e cila dënon krimin që ka ndodhur në Kosovë”.
Ai kërkoi nga kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli që të vazhdojnë me procedura për themelimin e këtij Tribunali, teksa i siguroi mbështetje të pltoë të AAK-së dhe kryeministrit Haradinaj.
“Kurrë pa e nisë dikush një punë nuk përfundohet dhe kjo është nisë në këtë parlament dhe e ka përkrahjen e institucioneve të Kosovës dhe kryetar duhet të vazhdohet puna dhe e keni përkrahje e plotë të AAK-së dhe kryeministrit Haradinaj”, tha ai.