Ahmet Isufi, nënkryetar i AAK-së, në konferencën e radhët të kësaj partie lidhur me ecurinë e ditës së zgjedhjeve, ka thënë se qytetarët deri më tani kanë votuar në mënyrë të rregullt dhe nuk ka pasur ndonjë incident.
“Procesi i deritashëm ka qenë i dinjitetshëm dhe në mënyrë demokratike, dhe nuk ka incidente të theksuara, pavarësisht ndonjë parregullsie të vogël”, tha Isufi, raporton Ekonomia Online.
Ai ka ftuar që qytetarët që ta shfrytëzojnë të drejtën e tyre edhe në këtë orë të fundit që ka mbetur për të vendosur se kush do t’i përfaqësojë në katër vjetët e ardhshëm në pushtetin lokal.
Isufi ka falënderuar të gjithë vëzhguesit dhe OJQ-të e angazhuara në vëzhgimin e procesit zgjedhor, të cilët kanë dhënë kontributin e tyre që këto zgjedhje të jenë sa më të mira.