Bartja e maskave sanitare do të jetë obligative për nxënësit e shkollave në Itali.
Shkollat do të hapen nga 14 shtatori dhe do të dhurohen 11 milionë maska një përdorimëshme në ditë për çdo nxënës dhe student.
Maska do të jetë e detyrueshme të mbahet në çdo ambient për t’u mbrojtur nga përhapja e COVID-19, transmeton Klan Kosova.
Nxënësit do të mund t’i heqin maskat vetëm në rast kur ngriten në orë mësimore, kur ata merren në pyetje nga mësuesit, gjatë orarit të ngrënies në mensën e shkollave dhe gjatë zhvillimit të orës së fizkulturës.
Gjithashtu do të shpërndahen 130 mijë dezinfektues e higjienizues çdo javë dhe distancimi i bankave me rrota që të mundësojnë një metër larg nga një nxënës me tjetrin.
Në rast që ndonjë nxënës rezulton i infektuar me virusin korona të gjithë nxënësit e klasës do të jenë të detyrueshëm të kryejnë karantinim 14 ditorë nën mbikëqyrjen shëndetësore e të vazhdojnë në mënyrë virtual komunikimin me orët mësimore.