Italia dhe Luksemburgu përplasen për migracionin

Prishtinë | 15 Sht 2018 | 12:04 | Nga

Në Vjenë të Austrisë u takuan ministrat e brendshëm të së drejtës së Austrisë dhe Italisë, të cilët sugjeruan që vendet e Bashkimit Europian të mbajnë emigrantët e shpëtuar në det.

Partitë e ekstremit të djathtë si Lidhja e Italisë dhe Partia e Lirisë së Austrisë në konferencën europiane mbi sigurinë dhe imigracionin, kanë mbështetur sistemin që emigrantët e shpëtuar nga Mesdheu të rikthehen në Afrikë.

Por Ministri i Brendshëm italian, Matteo Salvini, i ka krahasuar emigrantët afrikanë me skllevërit, gjë që e tërboi ministrin e Punëve të Jashtme të Luksemburgut, Jean Asselborn.

“Unë i përgjigjem me qetësi pikëpamjes suaj që është ndryshe nga imja. Nëse në Luksemburg nevojitet një emigrim i ri, preferoj ta mbaj Italinë për italianët dhe të filloj t’i bëj fëmijët përsëri”, është shprehur italiani.

Asselborn i frustruar ka ndërprerë Salvinin pas deklaratave të tij.

“Në Luksemburg, i dashur zotëri, kishim dhjetëra mijëra italianë! Ata erdhën si emigrantë, ata punonin në Luksemburg, kështu që ti në Itali kishe para për fëmijët e tu!”, ka kundërshtuar Asselborn.

Këto deklarime u bënë në ditën e dytë dhe të fundit të konferencës, më pastë dy ministrat që kundërshtuan njëri-tjetrin realizuan një fotografi familjare ku shiheshin të buzëqeshur pranë njëri-tjetrit.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme