Në 24 orët e fundit Italia ka shënuar 454 viktima e 2,256 të infektuar më shumë.
Numri total i viktimave ka arritur sot më 24,114 e numri i të infektuarve nga nisja e pandemisë deri më sot është 181,228.
Ky është numri më i ulët i rasteve pozitive në 24 orë që prej datës 10 mars.
Numri i pacientëve në terapi intensive është reduktuar me 40%.
Numri aktual i pacientëve pozitivë duke reduktuar numrin e të shëruarve e të viktimave është 108,237.
Gjatë 24 orëve të fundit në Itali ka 1,822 të shëruar më shumë e numri i tyre i përgjithshëm ka arritur më 48,877.
Në përmirësim është situata në sistemin shëndetësor ku sot janë 127 pacientë më pak të shtruar e numri i atyre që po kurohen me Covid 19 është 24,906.
Dhe në repartet e terapisë intensive janë regjistruar 62 pacientë më pak e numri i të sëmurëve që po kurohen në to është sot 2,573.
Në Itali janë kryer deri më tani 1,356,541 tampone