Italia lehtëson masat, ulet niveli i rrezikut nga Covid-19

Prishtinë | 14 Dhj 2020 | 07:10 | Nga Ekonomia Online

Autoritetet në Itali vendosën të ulin nivelet e rrezikut nga koronavirusi në pesë rajone, vendim ky që hyri në fuqi këtë të diel.

Qeveria italiane kishte aplikuar më herët një sistem me tre nivele dhe e kishte ndarë vendin në tre zona, të kuqe për rrezikun e lartë, portokalli për atë të mesëm dhe të verdhë për atë të ulët, nisur nga niveli i infektimit nga virusi dhe situata në sistemin shëndetësor në secilin rajon.

Katër rajonet Bazilikata, Kalabria, Lombardia dhe Piemonte do të zbresin nga niveli portokalli në atë të verdhë, ndërsa rajoni i Abrucos, që ishte në zonën e kuqe, do të ulet në atë portokalli.

Në 24 orët e fundit, Italia raportoi mbi 19 mijë e 900 raste të reja infektimi me COVID, që e çojnë totalin në 1 milion e 825 mijë e 775, si dhe rreth 650 vdekje, që në tërësi llogariten mbi 64 mijë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme