Ambasadori italian ne Kosovë, Nicola Orlando ka shkruar në Twiter se Italia e mirëpret heqjen e tarifave 100% nga ana e Kosovës dhe se dialogu me Serbinë duhet të rifillojë sa më shpejt që është e mundur.
Ai ka shkruar gjithashtu se çështjet me Serbinë duhet të adresohen brenda brenda kësaj kornize, kursse luftimi i Coronavirusit kërkon bashkëpunim të përbashkët.
“#Italia mirëpret heqjen 100% të tarifave nga ana e Kosovës. Dialogu i lehtësuar nga #BE-ja tani duhet të rifillojë sa më shpejt që të jetë e mundur. Të gjitha çështjet në pritje me #Serbinë duhet të adresohen brenda kësaj kornize.
Lufta kundër #Koronavirus kërkon përpjekje dhe bashkëpunim të përbashkët.”