Italia nuk gjen qetësi, rritet sërish numri i viktimave dhe të infektuarve me Coronavirus

Prishtinë | 17 Qer 2020 | 19:20 | Nga Ekonomia Online

Italia ka regjistruar 329 raste të reja me koronavirus pas 77 701 tamponeve të kryera në 24 orët e fundit.

Në total, personat e prekur nga Covid-19 në vendin fqinj janë 237 828.

Mbrojtja Civile bëri me dije se janë regjistruar edhe 43 viktima të tjera në 24 orët e fundit, për një total prej 34 448.

Ndërkohë, personat e shëruar gjatë ditës së fundit janë 929 (179 454 gjithsej).

Ditën e djeshme, Italia regjistroi 34 viktima dhe 210 raste të reja.

Të ngjashme