Italia po përgatitet të gjykojë qindra anëtarë të grupit mafioz ‘Ndrangheta

Prishtinë | 13 Jan 2021 | 11:06 | Nga Ekonomia Online

Qindra anëtarë të grupit më të fuqishëm të mafisë në Itali, ‘Ndrangheta, pritet të përballen me drejtësinë, në seancën më të madhe në shtetin italian ndaj krimit të organizuar me dekada, njofton BBC.

355 mafiozë të dyshuar dhe zyrtarë të korruptuar janë akuzuar pas një hetimi të gjatë ndaj grupit ‘Ndrangheta.

Më tepër se 900 dëshmitarë pritet të dëshmojnë, e në mesin e akuzave përfshihen ato për vrasje, trafikim të drogës, zhvatje dhe pastrim të parave.

Seanca dëgjimore nis sot dhe pritet të zgjasë më tepër se dy vjet.

Do të mbahet në një ndërtesë të modifikuar për këtë çështje në rajonin jugor të Kalabrisë, që është në zemër të territorit ku operon ‘Ndrangheta.

Ndërtesa, dikur një qendër e thirrjeve në qytetin Lamezia Terme, është kthyer në një sallë gjyqësore të fortifikuar për të krijuar hapësirë për qindra persona që do të marrin pjesë në seancë. Asnjë seancë gjyqësore ndaj mafisë në Itali nuk është mbajtur në përmasë të tillë që nga vitet 1980-ta.

Të ngjashme