Italia premton reduktim të deficitit për të shmangur sanksionet e BE-së

Prishtinë | 13 Dhj 2018 | 10:41 | Nga Ekonomia Online

Kryeministri italian Giuseppe Conte, gjatë takimit me presidentin e Komisionit Evropian, Jean-Claude Juncker lidhur raundin e fundit të bisedimeve buxhetore, ka thënë se do ta zvogëloj objektivin e deficitit.

Conte u tha gazetarëve se “analizat teknike tregtojnë se qeveria do të mund të rimëkëmbet dhe do të zvogëlojë deficitin për vitin 2019. Megjithatë, ende mbeten pyetje nëse ky reduktim i objektivit do të jetë i mjaftueshëm për të ndaluar sanksionet e Bashkimit Evropian”.

Kryeministri Conte propozoi zvogëlimin e objektivit të deficitit të Italisë nga 2.4 në 2.04 për qind.

Ajo që është ende në diskutim është se si do të shkurtohet deficiti duke ruajtur rritjen e planifikuar të pensioneve dhe shpërndarjen e mirëqenies.

Ministrat e Financave të Eurozonës kanë diskutuar buxhetin e Italisë me Bashkimin Evropian, ndërsa blloku pret që qeveria në Romë të përgjigjet ndaj “qortimit” të pashembullt që mori dy javë më parë.

Diskutimi erdhi pasi Italia i kërkohet të dorëzojë planet e shpenzimeve të rishikuara deri më 13 nëntor, pasi Komisioni Evropian në thelb refuzoi buxhetin e vendit për 2019, duke thënë se kjo përbën një devijim të qartë nga rregullat fiskale të miratuara bashkërisht.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme