Italia regjistron 16 mijë raste të reja me Coronavirus

Prishtinë | 22 Tet 2020 | 20:07 | Nga Ekonomia Online

Italia ka regjistruar një tjetër rekord ditor sa i përket rasteve të infektimeve me COVID-19.

Janë 16 mijë e 79 persona që janë infektuar me këtë virus në 24 orët e fundit, në krahasim me dje që kanë qenë 15 mijë e 199, sipas Ministrisë së Shëndetësisë së Italisë.

Në periudhën e njëjtë kohore janë shënuar 136 raste të vdekjes me 66 pacientë që janë në kujdesin intensiv.

“Një mbyllje mund të shmanget nëse në mënyrë urgjente ndërmerren masat tash”, ka thënë Ministri i Shëndetësisë, Roberto Speranza.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme