Italia ka regjistruar 845 raste të reja me koronavirus të enjten duke shënuar ditën më të rëndë me raste të reja që nga 16 maji.
Të enjten u regjistruan 203 raste më shumë se një ditë më herët.
Gjashtë persona vdiqën në 24 orët e fundit si pasojë e virusit.
Shifra totale e rasteve pozitive me COVID-19 në Itali tani ka shkuar në 256118. 35 mijë italianë kanë humbur betejën me COVID-19.
Siç shkruan “The Guardian”, shumica e rasteve pozitive janë personat e kthyer nga pushimet e kaluara në Greqi, Spanjë, Maltë e Kroaci.