Ekonomia Online
FUNDIT

Iu gjet drogë në veturë, arrestohet 24 vjeçari në Mitrovicë

Iu gjet drogë në veturë, arrestohet 24 vjeçari në Mitrovicë

Një 24 vjeçar është arrestuar për drogë mbrëmë në Mitrovicë. Siç bën me dije policia përmes një komunikate, arrestimi u bë pasi gjatë kontrollit në veturën e tij, të dyshuarit i janë gjetur dy qese të vogla substancë narkotike dhe një mulli për bluarjen e tyre. “Në orët e mbrëmjes së datës 14 dhjetor 2021, […]

Një 24 vjeçar është arrestuar për drogë mbrëmë në Mitrovicë.

Siç bën me dije policia përmes një komunikate, arrestimi u bë pasi gjatë kontrollit në veturën e tij, të dyshuarit i janë gjetur dy qese të vogla substancë narkotike dhe një mulli për bluarjen e tyre.

“Në orët e mbrëmjes së datës 14 dhjetor 2021, policia në Mitrovicën e Jugut, ka arrestuar një person të dyshuar për “Posedim i paautorizuar i substancës së dyshuar narkotike”.

Arrestimi i të dyshuarit është realizuar në Mitrovicë, në kohën kur zyrtarët policorë kanë ndaluar për kontroll rutinë automjetin me targa vendore të cilën e drejtonte i dyshuari, me ç’ rast gjatë kontrollit të detajuar tek i dyshuari janë gjetur dhe sekuestruar dy qese të vogla substancë e dyshuar narkotike dhe një mulli për bluarjen e substancave.

Në cilësi të dyshuarit është arrestuar D. A.,24 vjeçar, shtetas të Republikës së Kosovës. Ndërsa pas procedurave intervistuese me urdhër të prokurorit të rastit i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt. Ndaj tij është iniciuar rast për veprën penale ‘Posedimi i paautorizuarii substancave narkotike”, thuhet më tej në komunikatë.

Të ngjashme