Gjykata Themelore në Gjilan ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Gjilanit, duke i caktuar masën e paraburgimit prej 30 ditësh të miturit L. A.
Sipas kësaj gjykate, ekziston dyshimi i bazuar se më 18 maj gjatë një kontrolli të policisë në automjetin të cilin ka qenë duke e drejtuar i mituri, është gjetur sasi 1095.7 gramë substanca narkotike e llojit “marihuanë”.
“Në automjetin e në cilin është gjetur kjo substancë narkotike, kanë qenë të pranishëm edhe 4 persona të moshës madhore, që së shpejti do të dalin para gjyqtarit të procedurës paraprake”.
Me këtë veprime i mituri L. A., dyshohet të ketëkryer veprën penale ‘’blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”, transmeton Klan Kosova.
Gjyqtari i procedurës paraprake në Departamentin për të Mitur, pas shqyrtimit të shkresave të lëndës, ka konsideruar se janë përmbushur kushtet ligjore për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të miturit.
Palët kanë të drejtën e ankesës ndaj këtij vendimi në Gjykatën e Apelit.