Drejtori i Spitalit të Prizrenit, Afrim Avdaj, ka thënë se gjendja shëndetësore e dy të plagosurve në tentim-grabitjen e mbrëmjes së kaluar në Prizren është nën kontroll.
Avdaj konfirmoi se gjendja e dy pacientëve është stabile, teksa njoftoi se pacienti i parë, 61 vjeçari i cili është pronar i argjendarisë e cila u sulmua nga grabitësit, iu është nënshtruar një operacioni ku nga trupi i tij janë larguar disa plumba.
“Pacienti i cili është në repartin e urologjisë, iu është nënshtruar ndërhyrjes kirurgjike (61 vjeçari), është në gjendje stabile, nga ai janë nxjerrë disa trupa metalik dhe është jashtë rrezikut për jetë. Pacienti i dytë, ka lëndim në këmbën e majtë dhe pritet të i nënshtrohet një operacione për largimin e disa trupave metalik. Të dy janë në gjendje stabile” – tha Avdaj për Gazetën Insajderi.