“Iu rrezikua jeta. U mor në pyetje mbi 10 herë”, ky ishte dëshmitari në rastin Dehari

Prishtinë | 22 Shk 2023 | 14:37 | Nga Ekonomia Online

Dëshmitari kyç në rastin e vdekjes së Astrit Deharit ishte Naser Makolli. Makolli e Dehari e kanë ndarë qelinë e burgut së bashku. Ky i fundit, vdiq vetëm gjashtë muaj më vonë pas vdekjes misterioze të Astrit Deharit. Avokati i Makollit ka deklaruar se klienti i tij ishte marrë në pyetje 10 herë.

Bashkëshortja e të ndjerit, Naser Makolli, në një rrëfim për InDoks tregonte për disa nga bisedat që kishte zhvilluar me të ndjerit para se të vdiste. Naseri i kishte treguar bashkëshortes se Astrit Dehari maltretohej në burg.

“Thojke jo e tranun a din zakonisht gjatë bisedave bëjshim biseda tha shikoje këtë djalë e kam në dhome e tranun po e maltretojnë metë ja qiten.Masandej ai me emra nuk i ka cek as kurgjo veç thojke Suz e dijinë këta këtu më mirë, po thojke edhe unë kur dal një popull ka me u tmerru se çka kam me bë”, deklaronte bashkëshortja e Naserit për InDoks.

“Për Astritin ai ja ka nis me fol mbas një muaj qashtu veç tregojke, thojke e kam në dhomë, është djalë shumë i mirë, po tani kur kemi shku në vizitë kam qëllu me familjarë të Astrtit por nuk i kam njoft, ata kanë qenë në fillim ne kemi qenë në fund edhe sot e mbaj mend me një ternerk të kuqe”, ka shtuar bashkëshortja e Naser Makollit.

Naser Makolli, pas vdekjes së Astrit Deharit kishte ndryshuar komunikimin me familjarët e tij thonë këta të fundit. Sipas tyre, ai tashmë jetonte në një lloj frike. Dhe po ashtu, nga një njeri me shëndet të mirë, tashmë ishte sëmur deri në masën sa po humbët edhe peshë shumë shpejt.

Se ishte i shqetësuar për familjen e tij e ka konfirmuar edhe avokati , Florin Vërtopi, ku mes tjerash fliste për gjendjen e rënduar shëndetësore.

“Gati 20 kilogram i ka pasë humbur. Më tregoi se njëra prej arsyeve ishte brengosja e tij për familjen” – tregoi Vërtopi.

Vërtopi konfirmonte se klienti i tij ishte marrë në pyetje mbi 10 herë.

“Unë jam pasë kanë shqetësu shumë si avokat mbrojtës i tij, sepse e kam pa që i është rreziku jeta për arsye se ka pasur sëmundje. Ka vuajtur nga sëmundja e sheqerit, zemrës, e të tjera. Dhe në një moment, ai nuk ka dashur të tregojë, e pyeta çka është puna me shëndetin? Tha mbi 10 herë kam dhënë deklaratë, me orë të tëra në lidhje ne rastin e Astrit Deharit. Unë kam reagu menjëherë”, tha ai në Kanal 10.

Të ngjashme