Kampi i Ivan Perisicit është i zemëruar me trajnerin e Interit, Antonio Conte, dhe si pasojë është duke menduar t’i gjejë kroatit një klub të ri në Premierligë.
Conte e ka bërë të qartë se nuk do të llogarisë në Perisicin në pozitën e lojtarit të krahut, duke shpjeguar se kroati nuk është i përshtatshëm për rolin që ia ka kërkuar ai, pas humbjes së Interit 1:0 ndaj Manchester United të shtunën.
Sipas Gazetta dello Sport, komentet e trajnerit nuk janë pritur aspak mirë nga përfaqësuesit e 30-vjeçarit dhe ato mund të ndikojnë në kalimin e tij te ndonjë klub anglez.
Manchester Unitedi ka qenë shumë i interesuar për anësorin kroat një kohë, por kishte dështuar të gjejë marrëveshje me zikaltrit dhe si pasojë kalimi i tij në Premierligë s’u finalizua asnjëherë.
Por, në muajt e fundit interesim për të kanë shfaqur Tottenham dhe Arsenal.