Kardiologu Bruno Caru pretendon se Ivan Striniq duhet të pushojë së paku 3-4 muaj pasi mjeku i Milanit e diagnostikoi me një problem të zemrës.
Milan konfirmoi të shtunën se Striniq kishte pësuar “hipertrofi fillestare të muskujve kardiak” dhe Caru nuk pret që kroati të kthehet përpara vitit të ardhshëm.
“Për të kuptuar se cili lloj i hipertrofisë ka prekur Striniqin, ai duhet të pushojë së paku 3-4 muaj”, tha ai për Tuttosport.
“Një periudhë më e shkurtër nuk do të kishte kuptim, përveç nëse në katër javët e ardhshme lojtari nuk i nënshtrohet testeve më të hollësishme të specialistëve, të cilat mund të parandalojnë patologjinë më serioze të hipertrofisë kardiake”, tha Caru.