Ivanov kërkon që Qeveria të publikojë marrëveshjen me Bullgarinë

Prishtinë | 25 Kor 2017 | 17:25 | Nga

Presidenti i Maqedonisë, Gjorge Ivanov, ka ftuar qeverinë të publikojë tekstin e marrëveshjes për fqinjësi të mirë me Bullgarinë, para se ajo të nënshkruhet.

Siç theksojnë nga kabineti i Ivanovit, mungesa e transparencës shkakton komente negative dhe shqetësim tek opinioni, që sipas Ivanovit mund të tejkalohet me publikimin e marrëveshjes, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Presidenti Ivanov çdo herë ka theksuar duhet të merren parasysh interesat kombëtare dhe shtetërore të Maqedonisë. Edhe po të jetë marrëveshje ndërshtetërore, nuk duhet të jetë në dëm të interesave kombëtare”, thonë nga kabineti i Ivanovit.

Ivanovi gjatë ditës së djeshme kishte takim me ministrin e Jashtëm, Nikolla Dimitrov, i cili sipas informacioneve e ka njoftuar presidentin për versionin e fundit të marrëveshjes me Bullgarinë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme