Zëvendës ndihmës sekretari amerikan i shtetit Hojt Brajan Ji i cili të hënën do të zbresë në Shkup do të takojë vetëm liderët e partive politike duke anashkaluar një takim me presidentin Ivanov. Mësohet se Ji do të kërkojë nga liderët e partive që të respektojnë rezultatin e zgjedhjeve dhe shumicën parlamentare për të mundësuar formimin e Qeverisë së re. Profesori Bekim Kadriu vlerëson se porosit e Ji do të fokusohen në mbështetjen e shumicës së re.
“ Më tepër jam optimist në tejkalimin e kësaj situate dhe daljes nga kriza me një iniciativë më te guximshme të shumicës parlamentare e cila duhet të bëj një hap kualitativ drejtë tejkalimit të gjendjes në Kuvend me zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit dhe Qeveris së re. E gjithë kjo mbështetje nga bashkësia ndërkombëtare shkon në lidhje me legjitimimin e qeverisë që do të del nga shumica e re dhe jo në përmirësimin e veprimeve të disa funksionarëve që deri tani dëshmuan se Maqedoninë duan ta mbajnë peng dhe të zhysin në ndonjë konflikt ndëretnik dhe interetnik”, tha profesori Bekim Kadriu
Nuk duhet të thirret më tepër në logjikë, por duhet të merren hapa konkret për veprim të ndërlidhur. Duhet të flitet për persona konkret tek të cilët është përgjegjësia për bllokimin që po ndodh. Kjo do të jetë porosia kryesore. Lista e mbetur e porosive që do të vijnë do të jenë në drejtim të realizimit të aktiviteteve të cilat kanë mbetur përgjysmë që pas zgjedhjeve , tha Andreja Stojkovski, Qendra për strategji Evropiane.
Kadriu dhe Stkojkovski vlerësojnë se porosi indirekte nga Ji do t’i dërgohen edhe presidenti Gjorge Ivanov për përgjegjësinë e tij në lidhje me çështjen e sigurisë në vend. Hojt Ji është diplomati i parë amerikan i cili vjen pas zgjedhjeve të 11 dhjetorit dhe vizitave të një pas njëshme të funksionarëve nga Brukseli. Vizita e tij vjen pas deklaratës së zëdhënësit të Departamentit Amerikan të Shtetit i cili gjithashtu kërkoi formimin e shpejtë të qeverisë.