Ivanoviq mohon krimet ndaj shqiptarëve

Prishtinë | 12 Tet 2016 | 08:53 | Nga

Oliver Ivanoviq po konsideron se Gjykata e shkallës së parë ka bërë një vërtetim të gabuar të gjendjes faktike kur e ka dënuar me nëntë vjet burgim për krime lufte.

Ai përmes ankesës në Gjykatë së Apelit ka kërkuar që ky vendim të hidhet poshtë, duke e konsideruar si të pabazuar, shkruan sot Koha ditore.

Mirëpo, me këto pretendime nuk është pajtuar prokuroria e EULEX-it, e cila i ka kërkuar shkallës së dytë që ta vërtetojë vendimin e shkallës së parë.

Në janar të këtij viti Ivanoviqi është dënuar me nëntë vjet burgim për krime lufte të kryera gjatë vitit 1999-2000 në Kosovë, kurse Dragolub Delibashiq, Ilija Vujaçiq, Nebojsha Vujaçiq dhe Aleksandra Lazoviq janë shpallur të pafajshëm.

Pas shpalljes së aktgjykimit, Ivanoviq, i cili është edhe lider i Iniciativës Qytetare- SPD ka paraqitur ankesë në Gjykatë të Apelit. Njësoj ankesë ka dorëzuar edhe Prokuroria

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme