Izmir Smajlaj iu thotë lamtumirë Lojërave Olimpike

Prishtinë | 13 Gus 2016 | 11:37 | Nga

Asgjë e re nga fronti i perëndimit. Izmir Smajlaj është shqiptari i radhës që i thotë lamtumirë Lojërave Olimpike.

Atleti u rendit në vendin e 21 nga në disiplinën e kërcimit së gjati me rezultatin 7 metra e 72 cm. Në total merrnin pjesë 32 pjesëmarrës ndërsa programi parashikonte kualfikimin e vetëm 12 të parëve. 23 vjeçari rregjistroi këtë largësi që në hedhjen e tij të parë.

Më pas në tentativën e dytë nuk arriti të përmirësohej duke siguruar vetëm 7 metra e 61 cm, ndërsa në provën e tretë shkaktoi faull.

Megjithëse mund të konsiderphet një rezultat i mirë, pritej më shumë nga atelti kuqezi, I cili rekordin kombëtar e ka thyer me 8 metra e 3 centimetra dhe nëse përsëriste në Rio të nëjtin rezultat, atëherë do të kish dërguar në kasafortë kualifikimin për në fazën tjetër, madje do i kish mjaftuar një hedhje prej 7 metrash e 86 centimetrash për të kaluar më tej, një rezultat që Smajlaj shpesh herë e ka konkretizuar në të shkuarën, por ndoshta emocionet e pjesmarrjes në një event të tilla kanë patur ndikimin e tyre.

Megjithëse la pas 11 konkurentë hapësirat për të bërë më mirë ekzistonin.

Gjithsesi duke llogaritur moshën e sportistit nga Shkodra dhe talentit që ai disponon këto lojëra të para për të duhet të shërbejnë si një përvojë e vyer për të ardhmen. Vendi I parë në këto kualfikuese shkoi për kinezin Wang Jianan me 8 metra e 24 cm, I ndjekur nga amerikani Jeffe Henderson dhe uruguajani Emiliano Lasa.

 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme