Izrael, dhjetëra të vdekur gjatë shtypjes në një festival fetar

Prishtinë | 30 Pri 2021 | 08:15 | Nga Ekonomia Online

Të paktën 44 njerëz kanë vdekur gjatë një aksidenti të ndodhur në festivalin fetar në verilindje të Izraelit.

Shërbimi kombëtar i emergjencave Maden David Adom (MDA) tha se dhjetëra të tjerë ishin plagogur në festivalin Lag B’Omer, rrëzë malit Meron.

Kryeministri Benjamin Netanyahu e përshkroi këtë ngjarje si një “katastrofë të rëndë” dhe se po lutej për viktimat.

Dhjetëra mijëra thuhen se morën pjesë, duke e bërë atë ngjarjen më të madhe ne Izrael që nga fillimi i pandemisë së koronavirusit.

Dhjetëra ambulanca dolën në vendngjarje dhe shërbimet e emergjencës vendosën trupa nën mbulesat në tokë. Policia u kërkoi të gjithëve në vend që të evakuohen.

“MDA po lufton për jetën e dhjetëra të plagosurve dhe nuk do të dorëzohet derisa viktima e fundit të evakuohet”, thuhet në një postim ne Twitter.

Raportet e hershme zbuluan që një strukturë në vend ishte shembur, por zyrtarët e MDA më vonë thanë se ishte rezultat i shkeljeve gjatë ikjes.

Burimet policore i thanë Haaretz se kjo filloi pasi disa të pranishëm rrëshqitën në disa shkallë, duke bërë që të bien dhjetëra të tjerë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme