Izraeli arreston spiunët iranianë

Prishtinë | 03 Jan 2018 | 15:42 | Nga

Shërbimi i sigurisë së Izraelit, Shin bet njoftoi se ka zbuluar se spiunë iranianë veprojnë në Bregun Perëndimor dhe se ka arrestuar tre prej tyre.

I dyshuari kryesor, siç thuhet, është lideri 29-vjeçar, inxhinieri për kompjuterë Muhamed Maharmeh nga Hebroni.

Ai në shërbimin e informimit është rekrutuar nga kushëriri Bahar Maharmeh, i cili jeton në Afrikën Jugore, transmetojnë mediat izraelite.

Shin bet njoftoi se informatorët iranianë përdorin Afrikën Jugore si vend kryesorë për lokim, rekrutim dhe veprim të agjentëve të kundër Izraelit.

Po ashtu, thuhet se Muhamed Maharmeh ka vizituar Afrikën Jugore në vitin 2015, ku është takuar me agjentë iranianë, të cilët kanë ardhur nga Teherani. Maharmeh kishte detyra të ndryshme për të mundësuar sulme terroriste ndaj Izraelit, përfshirë rekrutimin e sulmuesve me bomba dhe grupet që do të kryenin sulme të armatosura.

Ai ka rekrutuar dy operues nga Hebroni, Nur Maharmeh dhe Dia Sarahan për të formuar grupin terrorist nën drejtimin e Iranit.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme