Marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Izraelit nuk janë cenuar aspak madje po njohin një thellim te mëtejshëm këtë vit.
I këtij mendimi është Ambasadori Izraelit ne Shqipëri Boaz Rodkin, i cili ishte i ftuar në emisionin 7pa5 në vizion Plus. Rodkin e quajti një votë për një çështje të caktuar dhe nuk e sheh shqetësuese për marrëdhëniet dypalëshe. Madje ai flet edhe për negociata që edhe Shqipëria ta zhvendosë ambasadën në Jerusalem.
“Ishte një lëvizje normale dhe qe duhej te behej prej kohesh ajo e SHBA, sepse Jerusalemi është kryeqyteti ynë prej mijëra vitesh. Vota ne OKB nuk ishte kundër këtij vendimi, por në mbështetje të një rezolute, çka ishte normale. Ndërkohe që ne jemi ne kontakte me qeverinë shqiptare qe kjo të zhvendosë ambasadën në Jerusalem, siç i takon ne fakt, sepse edhe ne e kemi ambasadën tonë në kryeqytet, pra ne Tiranë, kryeqyteti i izraelit është Jerusalemi”, tha ambasadori.
Shqipëria iu bashkua 128 vendeve anëtare të Organizatës së Kombeve të Bashkuara, (OKB) që në dhjetor 2017 votuan në Asamblenë e Përgjithshme të OKB pro një Rezolute jo detyruese, që i bënte thirrje presidentit Trump të tërheqë vendimin e tij për të njohur Jerusalemin si kryeqytet të Izraelit dhe transferojë atje ambasadën e SHBA.