Izraeli ‘do të marrë masa’ mbi rregullat e angazhimit të ushtrisë pas vrasjes së pengjeve

Prishtinë | 16 Dhj 2023 | 16:39 | Nga Ekonomia Online

Këshilltar i lartë i kryeministrit izraelit, Mark Regev ka dhënë disa detaje se si vështirësitë e luftimit në Gaza mund të kishin çuar në vrasjen e gabimisht nga IDF-ja të tre pengjeve të mbajtura nga Hamasi.

I pyetur se cilat janë rregullat e angazhimit të IDF-së – të cilat zyrtarët thonë se forcat e saj dolën kundër në vrasjen e pengjeve – Regev thotë se disa duhet të mbahen konfidenciale sepse “Hamasi po dëgjon bisedat tona”, raporton BBC.

“Por është e qartë se ne nuk duam të vrasim të pafajshmit apo pengjet tanë. Një problem me të cilin përballemi është se Hamasi nuk vesh uniforma, ata veshin rroba civile, ata janë terroristë. Ka pasur incidente në të kaluarën ku ata supozohet se janë dorëzuar dhe më pas sulmojnë forcat tona”, tha Regev.

“Papritmas ju mendoni se një zonë është e pastër dhe dikush del nga një derë apo tunel nëntokësor dhe qëllon kundër forcave tona”.

Ai thotë se “duhet të ndërmerren veprime” nëse ushtarët e IDF-së thyen rregullat e saj të angazhimit.

Të ngjashme