Elor Azaria, që ishte vetëm 18 vjeç në kohën e incidentit vdekjeprurës, tani është vendosur që të lirohet më 10 maj.
Një gjykatë izraelite sot ka ndryshuar dënimin e ushtarit izraelit të dënuar për vrasjen e një palestinezi të paarmatosur në vitin 2016, raporton Anadolu Agency.
E përditshmja izraelite “Yedioth Ahronoth” raportoi se një gjykatë ushtarake kishte pranuar një kërkesë për lirim të parakohshëm të ushtarit të dënuar.
Elor Azaria, që ishte vetëm 18 vjeç në kohën e incidentit vdekjeprurës, tani është vendosur që të lirohet më 10 maj.
Gushtin e kaluar, Azaria u dënua me 18 muaj burg pasi u dënua për vrasjen e Abdel-Fattah al-Sharif, një palestinez i ri, në qytetin Hebron të Bregut Perëndimor në mars të vitit 2016.
Presidenti izraelit, Reuven Rivlin, kishte hedhur poshtë kërkesën e mëparshme për falje të Azaria.
Megjithatë, shumë figura izraelite të krahut të djathtë, thonë se Azaria kurrë nuk duhej dënohej.
Shtatorin e kaluar, shefi i shtabit të ushtrisë izraelite, Gadi Eizenkot, e zbuti dënimin e Azaria në vetëm 14 muaj burg.
Azaria u bë objekt hetimi pasi një aktivist i të drejtave e filmoi atë duke e qëlluar për vdekje al-Sharif, i cili ishte i paarmatosur dhe i plagosur në kohën e incidentit.