Izraeli i gatshëm për një tjetër pauzë humanitare, nëse kjo mundëson rikthimin e pengjeve

Prishtinë | 19 Dhj 2023 | 17:12 | Nga Ekonomia Online

Presidenti i Izraelit Isaac Hergoz, tha se shteti që ai e udhëheq është i gatshëm për një tjetër armëpushim të ndërmjetësuar nga jashtë, nëse kjo rezulton me shkëmbimin e pengjeve nga Gaza.

“Ne nuk po luftojmë banorët e Gazës, ata nuk janë armiqtë tanë – ne po luftojmë Hamasin, ata janë armiku. Lufta e Izraelit është më e drejtë se kurrë”, deklaroi ai.

Hergoz këto i tha në një mbledhje me më shumë se 80 ambasadorë, raporton The Guardian, transmeton Klankosova.tv.

Në përgjigje, një zyrtar i lartë i Hamasit refuzoi zhvillimin e negociatave për shkëmbimin e të burgosurve, por përsëriti se grupi ishte i hapur ndaj çdo iniciative për t’i dhënë fund luftës.

Të ngjashme