Ushtria e Izraelit ka thënë se po bënte sulme ajrore përgjatë Rripit të Gazës pas një sulmi me raketa që enklava palestineze i nisi sot në drejtim të Izraelit, njofton Klan Kosova.
Njoftimi erdhi të hënën menjëherë pasi raketat që erdhën nga enklava palestineze e rrethuar nga Izraeli goditi një autobus izraelit. Ta paktën një person u plagos në këtë sulm, tha agjensia e lajmeve AFP.
Një numër raketash nisën nga Rripin e Gazës drejt Izraelit, thanë agjencitë e ndryshme të lajmeve.
Incidenti erdhi pasi mijëra palestinezë morën pjesë në protesta pas vrasjes së shtatë palestinezëve nga forcat izraelite në Gaza të dielën në mbrëmje.