Izraelitët testojnë sistemin që parashikon tërmetin 4 orë para

Prishtinë | 04 Dhj 2019 | 14:43 | Nga Ekonomia Online

Në Rumani do të testohet për të parën herë një sistem që paralajmëron lëkundjet e tokës nga 4 deri 8 orë para se të ndodhin.

Universiteti i Bukureshtit do të instalojë vitin e ardhëm në rajonin lindor Vrançea, ndër më aktivet sizmikisht në Europë, një teknologji që po zhvillohet nga një firmë izraelite.

Sipas drejtuesve të kësaj firme, provat paraprake kanë treguar se teknologjia e re ka dhënë informacione të sakta për 68 nga 75 raste tërmetesh, për të cilat janë kryer miniteste.

“Për të parën herë, njerëzimi mund të bëjë parashikime me minimalisht 4 orë përparësi se çfarë do të ndodhë. Askush s’e ka bërë deri më tani”, kanë deklaruar ata.

Rumania do të jetë vetëm njëra nga zonat ku do të kryet faza e parë e testit, që më vonë gjatë vitit 2020 do të instalohet edhe në Kaliforni, një zonë tepër aktive në anën tjetër të globit.

Teknologjia aktuale ka arritur të parashikojë 2 deri 3 minuta para. Por parashikimi me të paktën 4 orë përparësi është një hap gjigant që jep mundësinë e evakuimit të banorëve nga ndërtesat për të shmangur viktimat./G.SH

Të ngjashme