J.Lo dhe Alex Rodriguez i bashkohen protestës “Black Lives Matter”

Prishtinë | 08 Qer 2020 | 12:54 | Nga Ekonomia Online

Këngëtarja e njohur me famë botërore Jennifer Lopez apo siç njihet në publik, J.Lo, së bashku me partnerin e saj Alex Rodriguez, i janë bashkuar protestës në mbështetje të komunitetit me ngjyrë, Ky komunitet së fundmi po i kërkon të drejtat e tij ndërsa protesta ka eskaluar pas vrasjes së George Floyd nga policia.

Ajo ka thënë se ka pasur kërkesa edhe nga vajzat e saj që të mbështesë protestuesit dhe ajo është bashkuar në këtë nismë.

J.Lo tha se ajo kishte në plan të bashkohet me protestuesit, pasi që SHBA-ja është e ndërtuar në besimin e lirisë dhe drejtësisë për të gjithë.

“Ne duhet të bëjmë rezistencë për atë që besojmë që është kundër nesh dhe kundër botës, kështu që ne do të vazhdojmë protestat paqësore deri sa gjendja të ndryshohet”, ka thënë ndër të tjera Jennifer Lopez.

https://www.instagram.com/p/CBKG43Tg1Hx/?utm_source=ig_embed

Të ngjashme