UP-ja bën promovimin e katër moduleve të reja

Prishtinë | 14 Shk 2017 | 08:02 | Nga

Universiteti i Prishtinës (UP) sot bën promovimin e katër moduleve të reja të sistemit elektronik të të dhënave të universitetit (SEMS).

Modulet e reja që do të promovohen janë:

  • – Moduli i menaxhimit të buxhetit dhe financave në kuadër të SEMS i implementuar përmes projektit FAITH,
  • – Moduli i regjistrimit dhe menaxhimit të kontratave për personelin akademik,
  • – Modulet e menaxhimit të përmbajtjes mësimore në SEMS, dhe
  • – Moduli i vijueshmërisë në mësim përmes çip kartelave në SEMS.

Prezantimi në promovimin para audiencës do të bëhet në ambient real të qasur në sistemet në kohë reale.

Implementimi i moduleve për digjitalizimin e të dhënave financiare dhe akademike, shënon një hap të ri të UP-së në drejtim të dispozicionit dhe strukturimit të të dhënave, gjithnjë me qëllim avancimi të efikasitetit, transparencës dhe llogaridhënies.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme