Ja çfarë ndodh me trupin tuaj nëse hani purrinj çdo ditë për një javë rresht

Prishtinë | 31 Dhj 2018 | 17:10 | Nga Ekonomia Online
Një nga perimet më ushqyese nga të gjithë të tjerat është selino, që në gjuhën e popullit njihet edhe si “purri”. Kjo perime përmban sasi të mëdha të kalciumit, magnezit, kaliumit dhe vitaminave si K, A, B dhe C.
Gjithashtu ka shumë fito-ushqyes që përbëjnë selinon, të cilat kanë anti-oksidant të fortë dhe veti anti-inflamatore.

Prandaj, ato janë në gjendje të riparojnë dëmin që i bëhet ADN-së tonë nga toksinat, përmirësimin e komunikimit intracelular dhe rritjen e sistemit tonë imunitar, transmeton lajmi.net.

Sipas shumë hulumtimeve, ju mund të parandaloni nga kanceri dhe sëmundjet e zemrës me ndihmën e këtyre fito-ushqyesve.

Ja cilat janë disa nga përfitimet që mund t’i arrini nga selino:

– Rregullimi i pH-së tuaj në gjak
– Hidratimi i trupit tuaj
– Trajtimi i infeksioneve urinare
– Rregullimi i shtypjes së gjakut
– Përmirësimi i fertilitetit mashkullor
– Humbja e peshës
– Uljen e rrezikut nga gastriti dhe ulçera.

Të ngjashme