Ja çfarë thotë trajneri i Manchester United për ndeshjen me Real Madridin

Prishtinë | 08 Gus 2017 | 13:02 | Nga

Trajneri i Manchester United, Jose Mourinho ka folur përpara finales ndaj Real Madridit duke thënë se kur ai kishte arritur, Madrilenet nuk ishin të kualifikuar as në çerek-finale.

“Me gjithë historinë e tyre të jashtëzakonshme. Me kalimin e kohës ne garuam në 3 gjysmë-finale radhazi”, u shpreh Mourinho.

Mou bëri të ditur se nuk ka probleme me askënd në Real Madrid sepse tashmë nuk punon me ta.

“Jam i emocinuar të luaj Superkupes e Europes ndaj Kampionit të Europes dhe ekipi më me se shumti trofe të fituar se të tjeret”, deklaroi Jose Mourinho.

Në lidhje me Gareth Bale, Jose Mourinho konfirmoi interesin e tij për Uellsianin.

“Nëse Bale luan nesër, është një shenjë e qartë se plani i tij është që të qëndrojë në Real Madrid,” tha ai në konferencën e tij për shtyp para ndeshjes.

Sipas Mourinhos nëse ai nuk luan, do të luftoj me të tjerët që duan të nënshkruajnë me të.

“Nëse Bale deshiron të largohet, unë do të pres atë për në anën tjetër”, u shpreh Mourinho.

Murinho deklaroi se problemet e tij në futboll janë gjithmonë probleme që mbeten në futboll.

“Me disa lojtarë me të cilët kam punuar – jo vetëm në Real Madrid, por edhe në Chelsea, Porto etj – unë mbaj marrëdhënie dhe me disa të tjerë jo”, tha Mou.

Jose Mourinho shtoi se nëse i takon në rrugë, i përshëndet.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme