Ja cila është industria më e paguar në botë

Prishtinë | 31 Gus 2017 | 22:30 | Nga

Në ditët e sotme paguhesh për të qenë pjesë e teknologjisë.

Software-i dhe shërbimet IT janë industria më e paguar, me një pagë mesatare prej 104,000 dollarë, sipas raportit të SHBA-së të LinkedIn, i cili u publikua mëngjesin e djeshëm.

Kjo industri është ndjekur nga industritë e hardware dhe rrjetave, të cilat paguhen me 101,000 dollarë në vit.

Rrjedhimisht, studimi në shkencat kompjuterike që do iu duhet për një punë në IT dhe zhvillimin software, rezulton në pagë më të lartë se çdo fushë tjetër studimi. Sipas raportit, shkenca, teknologjia, inxhinieria dhe matematika, të njohura si STEM, përbëjnë rreth gjysmën e fushave më të larta të studimit.

Nëse kjo nuk është e mjaftueshme, për t’ju orientuar në një punë që ka lidhje me teknologjinë, zona e Gjirit të San Franciskos – shtëpia e Silicon Valley – është rajoni më i paguar ku mund të punoni, me një pagë mesatare prej 112,000 dollarë.

Raporti i LinkedIn përdor të dhënat e pagave të SHBA nga më shumë se dy milionë anëtarë të LinkedIn që nga prilli i vitit 2017.

Duhet përmendur që teknologjia po ecën me hapa galopandë dhe fokusimi në këtë drejtim herët apo vonë do ju shpërblejë.

 

Të ngjashme