Ja çka i tha Macron në vesh Putinit?

Prishtinë | 03 Mar 2022 | 16:40 | Nga Ekonomia Online

Presidenti francez, Emmanuel Macron, i tha Vladimir Putinit të Rusisë se po bënte një “gabim të madh” në Ukrainë, se po mashtronte veten për qeverinë në Kiev dhe se lufta do t’i kushtonte shtrenjtë Rusisë në planin afatgjatë, tha një zyrtar francez.

Në bisedën telefonike të iniciuar nga Putin të enjten, udhëheqësi rus përsëriti vendosmërinë e tij për të siguruar neutralizimin dhe çarmatimin e Ukrainës, qoftë diplomatikisht apo me armë, tha zyrtari për Reuters.

“Nuk kishte asgjë në atë që tha Presidenti Putin që mund të na qetësonte”, tha këshilltari presidencial francez.

“Ti po gënjen veten”, i tha Macroni, Putinit, tha zyrtari. “Do t’i kushtojë shtrenjtë vendit tuaj, vendi juaj do të përfundojë i izoluar, i dobësuar dhe nën sanksione për një kohë shumë të gjatë”.

Të ngjashme