Organizojmë tubime publike në ambient të hapur e të mbyllur, pa kushte dhe pa e respektuar distancën.
-Shkojmë te mjeku dhe nuk i tregojmë që kemi takuar njerëz të cilët janë të prekur me COVID-19. Madje, nuk vendosim as dorëza e as maskë.
-Shkojmë edhe në barnatore pa maskë e pa dorëza.
-I shajmë mjekët edhe kur ata punojnë 24 orë pa ndërprerje dhe rrobat u pikojnë djersë duke bërë të pamundurën që të shpëtohet secili pacient.
-I fyejmë policët kur na thonë vendosni maskat dhe respektoni distancën.
-Sa herë që publikohen rezultatet e testimeve nga IKSHPK, tallemi dhe komentojmë zi e më zi në llogarinë e institutit ne fb.
-Edhe pasi të jemi pozitiv me COVID-19, e thyejmë vetizolimin dhe dalim e pimë kafe me shokë, marrim pjesë në ahengje, e përdorim transportin publik, shkojmë në pishina, në markete, furra të bukës etj.
-Shkojmë në markete bashkë me të gjithë fëmijët, të cilëve as nuk ua vendosim maskat, as dorëzat. Dhe, a e dini se çka bëjmë aty, e prekim bukën pastaj e lëmë se nuk na duket taze, prekim pemët dhe perimet, prekim gjithçka që ka në rafte.
-Në institucione publike kur shkojmë, nuk e përdorim as dezinfektuesin që është i vendosur në hyrje të objektit, se që hymë pa maskë e dorëza kjo po dihet tashmë.
-Institucionet publike nuk dezinfektohen as kur punonjësit e tyre prekën nga COVID-19.
-Zyrtarët nuk vendosin maskë e as dorëza edhe kur flasin për rrezikun nga pandemia para kamerave teksa prononcohen për medie . Pra, ta mbushin mendjen që virusi është rrenë.
-Pranojmë donacione nga gjithkush dhe nuk i testojmë, por i përdorim që aty.
-Përdorim maska dhe dorëza me prejardhje nga Kina.
-Organizojmë dasma me mbi 100 pjesëmarrës dhe pas dasmës dalin gjysma e tyre me COVID-19.
-Organizojmë ceremoni varrimi pa i përfillur rekomandimet e IKSHPK-së. Shkojmë për kryeshëndosh sa më shumë njerëz që mundemi dhe asnjëri nga ne nuk vendosim as maskë e as dorëza, njëjtë bëjnë edhe ata që presin për ngushëllime. Besa, edhe zyrtarët e lartë të shtetit marrin pjesë…
– Maskat dhe dorezat e përdorura i hedhim kudo rrugës, veç shikojmë mos po na sheh ndokush.
-Maskën njëpërdorimshe e përdorim një muaj, derisa të brehet a shkyhet e tëra, ose t’i këputen lidhësat.
-Pështyejmë në trotuare, korridoreve të institcioneve dhe gjithkah tjetër.
-Kollitemi para tjetrit sikur nuk është gjë.
Dhe krejt në fund,
Virusi do të shkojë kur duam ne!