BE-ja e gatshme ta ndihmojë Portugalinë në luftën me zjarret

Prishtinë | 18 Qer 2017 | 13:34 | Nga

Anëtarët e Bashkimit Evropian janë të gatshëm t’i ofrojnë ndihmë Portugalisë pas problemeve me zjarret atje.

Moti tejet i nxehtë çoi në shpërthimin e zjarrit në disa vende, kurse flaka u përhap shpejt, çka solli dëmtime të mëdha në disa vende madje duke shkaktuar edhe viktima.

“BE-ja është plotësisht e gatshme për të ndihmuar të gjithë njerëzit në çdo kohë nëse kanë nevojë” ka thënë komisionari për ndihmën humanitare dhe menaxhimin e krizave në BE,Christos Styliandies, transmeton lajmi.net

Deri më tani raportohet se kanë vdekur mbi 57 persona, kurse janë lënduar 60 tjerë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme