Ja ku dhe si e festuan futbollistët e Kosovës

Prishtinë | 08 Sht 2019 | 12:00 | Nga Ekonomia Online

Të shtunën, Kombëtarja e Kosovës në futboll arriti njërën ndër fitoret më të rëndësishme në histori, duke mposhtur Çekinë 2-1 në stadiumin “Fadil Vokrri”.

Në dhomat e zhveshjes festa ishte e çmendur. Futbollistët qëndruan aty përafërsisht një orë, duke dëgjuar muzikë shqip si “E kam emrin kosovar” nga Shkurte Fejza etj.

Por festa më e madhe u bë në orët e mesnatës. Disa nga futbollistët e Kosovës, si Amir Rrahmani, Milot Rashica, Bernard Berisha e Mërgim Vojvoda festuan në klube të natës deri në orët e hershme të mëngjesit.

Sot futbollistët do të kenë rigjenerim, ndërsa nesër në mëngjes do të nisën drejt Anglisë.

Të ngjashme